Gjashtë gola nga Spanja, flet Lëv: Mbrëmje e zezë! U lëndova shumë, por nuk i jap dot shpjegim…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2020 | 23:26

Gjashtë gola nga Spanja, flet Lëv: Mbrëmje e zezë! U lëndova shumë, por nuk i jap dot shpjegim…

Trajneri i Gjermanisë Joakim Lëv ka mbetur i tronditur nga humbja e rëndë e skuadrës së tij ndaj Spanjës sot në Sevilje 6-0. Për mediat, tekniku gjerman pranoi se lojtarët e tij bënë gjithçka gabim ndaj “Furisë së Kuqe” duke shtuar se nuk di t’i japë një shpjegim kësaj paraqitjeje vërtet të shëmtuar të “Pancerave”.
loew
Ai theksoi se takimi përfundoi që pas shënimit të golit të parë të ndeshjes.

“Është shumë e vështirë t’i japësh shpjegim këtij rezultati në këto momente. Ishte një natë e errët për ne! Asgjë nuk funksionoi, asnjë komunikim me trup, asnjë duel i fituar! Asgjë nuk u pa nga ne sot! Sulmi dhe mbrojtja nuk funksionuan aspak. Pas rezultati 1-0, ne hoqëm përfundimisht dorë nga koncepti jonë i lojës në fushë. Spanjollët janë mjaft të zotë në futboll dhe dinë si të përfitojnë nga këto momente. Hoqëm dorë nga organizimi i lojës pas golit të parë.

Diskutuam përpara ndeshjes se çfarë duam dhe çfarë nuk duam. Pasi rezultati shkonte nga 2-0 në 3-0, bëhet shumë e vështirë që të kthehesh në lojë. Pastaj, e ke të pamundur të kesh shanse ndaj spanjollëve. E kemi thënë se u besojmë futbollistëve. Duhet ta analizojmë këtë që ndodhi. Ishte gjithçka shumë keq për ne”, përfundoi trajneri i Gjermanisë Joakim Lëv.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"