Gjashtë gola në 5 ndeshje, kush është talenti shqiptar që kryeson listën e golashënuesve në Ligën e Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2022 | 15:15


Gjashtë gola në 5 ndeshje, kush është talenti shqiptar që kryeson listën e golashënuesve në Ligën e Konferencës

Futbolli kosovar prodhon gjithmonë talente, teksa një prej tyre është pa dyshim, Albion Rrahmani i Ballkanit, i cili po shkëlqen me skuadrën nga Suhareka në kuadër të ndeshjeve europiane të Ligës së Konferencës. Rrahmani ka shënuar 6 gola në 5 ndeshje teksa skuadra e tij ka arritur që të sigurojë një vend për në ndeshjet e “play-off”.

Albion-Rrahmani

Rrahmani shënoi plotë 5 gola ndaj skuadrës së La Fiorita, të cilën skuadër Ballkani e eliminoi në raundin e dytë të Ligës së Konferencës me rezultatin e përgjithshëm 10:0, ndërsa një gol tjetër realizoi në ndeshjen e parë të zhvilluar në Prishtinë kundër skuadrës së Klaksvik nga Ishujt Faroe, në kuadër të raundit të tretë eliminatorë.

Momentalisht 21-vjeçari Rrahmani kryeson listën e golashënuesve në Ligën e Konferencës me 6 gola i ndjekur nga Grei i Arisit me 5 gola si dhe Krstoviç i Dunde Streda dhe Zivzivadze i hungarezëve të MOL Fehervar.

liga e konferences

PANORAMASPORT.AL