Gjashtë gjyqtarë në Korçë, FSHF ia beson supersfidën Andi Koçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2018 | 15:30

Gjashtë gjyqtarë në Korçë, FSHF ia beson supersfidën Andi Koçit

Ndeshja e sotme mes Skënderbeut dhe Flamurtarit do të gjykohet nga gjashtë arbitra. FSHF i ka dhënë rëndësi të veçantë kryesfidës që do të zhvillohet në Korçë dhe mësohet se ka caktuar si arbitër kryesor Andi Koçin.

Andi Koci foto

Anësorë pritet të jenë E.Barushi dhe E.Doda, ndërsa pas portave K.Shahini dhe O.Ferataj. Arbitër i gjashtë pritet të jetë F.Lama.

Ky sezon është shoqëruar me akuza të vazhdueshme nga kampi vlonjat për arbitrime tendencioze dhe për gabime të qëllimshme në dëm të vlonjatëve.

Koçi është një arbitër ekspert i Kategorisë Superiore, edhe pse as ai nuk u ka shpëtuar kritikave dhe ndëshkimeve. Sezonin e kaluar ai u pezullua bashkë me Jeminin, por u rikthye sërish në aktivitet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"