Gjashtë debutues nga minuta e parë, Kukësi zhgënjen në miqësoren ndaj Erzenit të Nevil Dedes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2021 | 20:06

Gjashtë debutues nga minuta e parë, Kukësi zhgënjen në miqësoren ndaj Erzenit të Nevil Dedes

Kukësi nuk ka shkuar më shumë se barazimi 0-0 ndaj Erzenit të Nevil Dedes, në ndeshjen e parë miqësore të zhvilluar në prag të sezonit të ri të zhvilluar në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes.  .

Erzeni-Kukesi

 

Plot 6 futbollistë, Miliç, Hila, Ndreca, Sh.Taipi, Krniç dhe Feijao, debutuan nga minuta e parë për skuadrën e italianit Longo, ndërkohë që në pjesën e dytë u aktivizuan edhe Xhika, Rapo, Peposhi, Selimi, Bahitiri e Daci.

Pavarësisht përpjekjeve, të dyja skuadrat nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës. Vlen të theksohet fakti se Erzeni militon në Kategorinë e Parë, ndërkohë që Kukësi në elitën e futbollit shqiptar. Kjo ishte ndeshja e parë që të dy trajnerët si Dede ashtu dhe Longo, drejtojnë ekipet e tyre respektive.

FT: KUKËSI-ERZENI 0-0

FORMACIONI I KUKËSIT: Tafas, Miliç, Bytyçi, Hila, Ndreca, Sh.Taipi, Krniç, Hajderaj, Gj.Taipi, Gavazaj, Feijao. Trajner: D.Longo (U AKTIVIZUAN: Xhika, Rapo, Peposhi, Selimi, Bahtiri e Daci).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"