Gjallë, por i bllokuar nën rrënoja. Sinjale shprese për ish-futbollistin e Çelsit pas tërmetit në Turqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2023 | 21:52

Gjallë, por i bllokuar nën rrënoja. Sinjale shprese për ish-futbollistin e Çelsit pas tërmetit në Turqi

Sinjale shprese për Kristian Atsu, një nga futbollistët të cilët janë ende të deklaruar të humbur nga autoritete turke pas tërmetit të tmerrshëm 7.8 ballësh që goditi në mëngjesin e kësaj të hënë Turqinë. Lojtari i Hatajaspor, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Premier Ligës me klube si Çelsi e Njukasëll, ka mbetur poshtë rrënojave të një hoteli ku gjendej bashkë me një pjesë të ekipit.

dfsdfsdfsdf

Sipas mediave të ndryshme, Atsu dhe pjesëtarë të tjerë të ekipit, nuk kanë mundur të dalin në kohë nga godina dhe tashmë nga media turke dhe shumë persona në rrjetet sociale, bëhet e ditur se forcat e ndihmës së shpejtë që po gërmojnë, kanë marrë sinjale jete nga ata.

Megjithatë, menaxheri i Hatajaspor, Mustafa Ozat, deklaroi se ishte e vështirë për momentin të mbërrihej në vendin ku gjendej Atsu. “Për fat të keq, Kristian Atsu dhe drejtori ynë sportiv, Taner Savut, janë ende nën rrënoja. Por ne nuk mund ta arrijmë atë. Nuk mund të arrijmë askënd. Nuk mund të arrijmë në atë zonë. Ne jemi në pritje të ndihmës. Është vendi më i vështirë për t’u arritur. Hataj është vendi që ka nevojë për më shumë ndihmë tani. Të gjithë kanë nevojë për ndihmë në zonat e tërmetit, por ka shumë nevojë për ndihmë në Hataj”, tha ai mes lotëve duke kërkuar më shumë trupa shpëtimi dhe asistencë për njerëzit që qëndronin në mes të rrugës, përveç asaj për të nxjerrë nga rrënojat pjesëtarët e ekipit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"