Gjakoset Neziri, Noka e ka me arbitrat. Ja episodet e sfidës Besëlidhja-Kastrioti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2019 | 19:31

Gjakoset Neziri, Noka e ka me arbitrat. Ja episodet e sfidës Besëlidhja-Kastrioti

Në një moment të ndeshjes së djeshme në Lezhë, mbrojtësi Neziri i Kastriotit është parë i shtrirë në fushë. Loja po zhvillohej në krahun tjetër të fushës dhe lojtari i krutanëve dukej se ishte goditur nga ndonjë send i fortë nga tifozët, pasi ishte i gjakosur në kokë. 

Beselidhja Kastrioti 1-0

Neziri ka marrë menjëherë ndihmën mjekësore dhe ka vazhduar lojën. Presidenti i Besëlidhjes, Gjok Noka, është shfaqur shumë nervoz pas përfundimit të pjesës së parë dhe gjithë atë nervozizëm e kishte me arbitrat e ndeshjes.

Beselidhja-Kastrioti

Ai ka tentuar madje t’u afrohet atyre, teksa po u drejtoheshin dhomave të arbitrave, por nuk është lejuar nga policia private e cila garanton sigurinë në stadium. Një situatë që është zgjidhur pa krijuar probleme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"