Gjak i ri, Reali po korr frytet e talenteve të tij. Perez e ka strategji, e ardhmja është e siguruar

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 21:45

Bota FB La Liga Të fundit

Gjak i ri, Reali po korr frytet e talenteve të tij. Perez e ka strategji, e ardhmja është e siguruar

Ky është Reali i së tashmes, por edhe Reali i së ardhmes. Në ndeshjen e fundit kundër Klub Bryzhit, Zinedin Zidan zbriti skuadrën më të re në fushën e lojës. Për të kuptuar ndryshimin e madh që ka pësuar ekipi madrilen mjafton që të shohim ndeshjen e parë kundër Bryzhit, e cila u barazua 2-2. Në atë sfidë, mosha mesatare e skuadrës “galaktike” ishte 29.6 vjeç (më e larta e sezonit). 

La Liga Santander - Deportivo Alaves v Real Madrid

Të mërkurën e kaluar, madrilenët e kishin ulur ndjeshëm moshën mesatare të tyre në 24.9 vjeç, duke pasur në fushë ekipin më të ri të sezonit. Kjo tregon qartazi se Florentino Perez kërkon të rinojë skuadrën e tij duke afruar sa më shumë talente. Ky ishte formacioni: Areola 26 vjeç, Mendi 24 vjeç, Varan 26 vjeç, Militao 21 vjeç, Odriozola 23 vjeç, Kasemiro 27 vjeç, Modriç 34 vjeç, Isko 27 vjeç, Vinicius 19 vjeç, Rodrigo 18 vjeç, Joviç 21 vjeç. Me kalimin e ndeshjeve, Reali i Madridit është duke korrur frytet e lojtarëve të rinj që ka në skuadër dhe ka arritur 3 fitore radhazi, pavarësisht se mosha mesatare ka ardhur në zbritje.

E ARDHMJA 

Reali i Madridit ka në ekip 11 lojtarë nën moshën 23-vjeçare: Lunin 20 vjeç, Odriozola 23 vjeç, Militao 21 vjeç, Vinicius 19 vjeç, Rodrigo 18 vjeç, Asensio 23 vjeç, Brahim Diaz 20 vjeç, Odegard 20 vjeç, Joviç 21 vjeç, Kubo 18 vjeç. Edhe Barcelona në ndeshjen e fundit kundër Interit nuk kishte asnjë objektiv dhe e rinoi skuadrën, duke pasur moshën mesatare 25,7 vjeç. Megjithatë, ende më të lartë sesa ajo e Realit të Madridit kundër Bryzhit. Lojtarët që surprizuan më shumë ishin Rodrigo dhe Vinicius, të cilët janë dyshja më në modë e futbollit europian.

real madrid

Të dy lojtarët gjetën rrugën e rrjetës kundër Bryzhit dhe vendosën një rekord për Realin e Madridit. Për herë të parë në historinë e Ligës së Kampioneve shënuan 2 futbollistë nën moshën 20-vjeçare me fanellën e Realit të Madridit. Gjaku i ri në skuadër është një nga strategjitë e njohura të presidentit Florentino Perez, i cili ka afruar edhe lojtarë si Odegard, Federiko Valverde, Lunin dhe Kubo. Madrilenët janë në kërkim të të rinjve, në mënyrë që të mësojnë nga veteranët: Ramos, Modriç apo Benzema. Këta të fundit vazhdojnë të jenë ende pjesë të rëndësishme të formacionit madrilen.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI 




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com