Gjak i ri dhe lojtarë të talentuar, ja pse Gjermania shpreson

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2018 | 23:20

Gjak i ri dhe lojtarë të talentuar, ja pse Gjermania shpreson

Edhe pse skuadra e Gjermanisë humbi ndeshjen ndaj kampiones së botës, e ardhmja e skuadrës duket se do të jetë pozitive për ekipin e trajnerit Lëv. Në një analizë të “Sky” tregohen edhe pikat pozitive që pamë në ndeshjen e Parisit.

45914628_303

REAGIMI I LËVIT

Trajneri Joakim Lëv ka reaguar pas humbjes së thellë ndaj Holandës në fundjavë. Edhe pse ky reagim ishte disi i nxitur nga rezultati. Në formacionin e parë ndaj Francës në lojë ishin pesë lojtarë të rinj. Niklas Zyle, Niko Shulc, Leroi Sane, Tilo Keher dhe Serge Gnabri treguan se janë më të freskët nga disa lojtarë të tjerë dhe se trajneri duhet t’u besojë edhe në të ardhmen atyre.

Lev

ERË E RE NË SULM

Sane, Gnabri dhe Verner kishin rastet e tyre dhe kombinuan shumë mirë ndaj një kundërshtari që është i vështirë për t’u kaluar. Ata shpeshherë ndërronin me sukses pozicionet e tyre, duke bërë konfuz mbrojtjen e Francës. Në repartin e mbrojtjes Keher, Shulc dhe Zyle ishin shumë pozicionalë, sidomos në pjesën e parë dhe mbajtën larg sulmin e frikshëm të francezëve. “Të disiplinuar në mbrojtje, kreativ në mesin e fushës dhe me shpejtësi në sulm lojtarët e rinj të kombëtares luajtën me zemër për vendin e tyre”, u shpreh pas ndeshjes Lotar Mateus.

Werner-makes-the-world-champions-pressure-We-are-the-future

Pa dyshim një garanci për Europianin e 2020 dhe Botërorin e 2022 edhe pse gabimet ishin të paevitueshme. Pasion dhe lojë në grup E gjithë skuadra tregoi që luajti e bashkuar dhe me zemër. Ata shfaqën dashuri për fanellën dhe vrapuan në çdo cep të fushës për 90 minuta. “Ishte shumë argëtuese të shihje ndeshjen, sidomos në pjesën e parë”, shton Mateus në analizën e tij. Kimish, në rolin e liderit Sigurisht që lojtarët e rinj duan edhe një lider që të orientohen. Kështu është duke u shndërruar në ndeshjet e fundit Joshua Kimish.

kimish

Në ndeshjen ndaj Francës, ai u pozicionua përkrah Toni Kros dhe bëri një paraqitje të madhe, duke u larguar nga hija e ndeshjeve të Botërorit. Edhe trajneri Lëv ishte për t’u komplimentuar dhe sipas Mateus ai meriton mbështetjen edhe në të ardhmen, pasi tregoi se di të ndërtojë një skuadër të denjë për t’u përballur ndaj çdo kundërshtari. Pika e dobët, humbja e rasteve Problemi i madh qëndron ende te rastet e humbura në sulm.

Një minus i madh për skuadrën në këtë pikë. Në mundësitë e krijuara nuk u shënua më asnjë gol që ndikoi më pas në rezultatin final të ndeshjes. 11 gola të shënuar në 13 ndeshjet e kombëtares tregojnë thatësirën në fazën ofensive të skuadrës. Mungon një bomber. Veteranët jashtë forme Boshti i skuadrës ende nuk po tregon stabilitet, Nojer, Humels dhe Kros ishin larg pritshmërive. Kapiteni gjerman nuk pëson gol në vetëm një ndeshje nga shtatë të luajtura me “pancerat”.

kimmich-hummels

Tomas Myler është harruar dhe në ndeshjen me Francën hyri në fushë me të drejtë vetëm në minutën e 88-të. Fakt është që Lëv duhet të vazhdojë me këtë model. Skuadra ishte shumë ndryshe nga ajo që u pa në Amsterdam ndaj “tulipanëve”, të cilët thyen në dysh mbrojtjen kundërshtare në çdo mundësi që iu dha. Por, me karakterin që gjermanët treguan në Paris, tifozët mund të shohin të qetë nga e ardhmja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"