Gishti i mesit nga Edi Rama, moderatorja seksi i përvishet kryeministrit: Nuk është faqe humori…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2018 | 23:11

Gishti i mesit nga Edi Rama, moderatorja seksi i përvishet kryeministrit: Nuk është faqe humori…

Pasi deklaroi se nga 1 janari do të mbyllen të gjitha pikat e basteve sportive, kryeministri Edi Rama, në një reagim mbrëmjen e djeshme, deklaroi se kjo gjë nuk bëhet aspak për të krijuar një monopol online të këtyre basteve. Në reagimin e tij, ndër të tjera vihet re edhe një ikonë e gishtit të mesit.

edi rama eva murati

Është moderatorja Eva Murati, e cila teksa poston statusin e Edi Ramës, shkruan se kryeministri duhet të jetë një shembull, e jo një faqe humori që përdor këto simbole.

“Edi Rama je kryeministër, presupozohet të jesh një shembull për tu ndjekur.! Këtë simbolin nuk na e dërgon një faqe humori, na e dërgon kryeministri ynë, KRYEMINISTRI. TURP!”

44174423_307058910107597_7319240342492938240_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"