Gilman Lika analizon fitoren me Korabin: Ishim nën presion, Vllaznia do vuajë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2018 | 18:18

Gilman Lika analizon fitoren me Korabin: Ishim nën presion, Vllaznia do vuajë

Kapiteni i Vllaznisë, Gilman Lika, është shprehur entuziast pas takimit të parë me Korabin. Sipas tij, skuadra e meritoi plotësisht fitoren dhe për më tepër tregoi një lojë bindëse ndaj kundërshtarit. “Natyrisht që jam i kënaqur me këtë start të këtij sezoni. Normalisht që çdokush mund të thotë se e rrezikuam fitoren, ndërsa unë them se ishim superiorë ndaj këtij kundërshtari.

gilman lika

Për ne starti në Kategorinë e Parë ishte diçka e re dhe natyrisht që në këto kushte presioni ishte ndaj nesh për të arritur më të mirën. Unë mund të them se skuadra është mirë, por ka ende për të bërë. Starti i vonë i punës ka bërë që ende ne të mos jemi në më të mirën tonë.

Mund të them se takimet në vazhdim edhe loja jonë do të ketë rritje”, ka thënë Lika. Kampionati Pavarësisht se është luajtur vetëm akti i parë i këtij sezoni, për mesfushorin Lika nuk ka asnjë dyshim që Vllaznia nuk ka asnjë objektiv tjetër, vetëm rikthimin në Superiore. Kjo sipas tij është një gjë që nuk duhet vënë në asnjë moment në dyshim. “Mund të them se nuk ka asnjë dyshim që ne kemi vetëm një objektiv, rikthimin e skuadrës në Superiore.

Nisur edhe nga ajo që është bërë për të ndërtuar këtë skuadër, por edhe te fryma e grupit që ekziston rikthimi në elitë është ‘detyrë shtëpie’. Nuk do ta kemi fushë me lule, pasi çdo skuadër mund të prishë punë, por gjithsesi ne jemi Vllaznia dhe kërkojmë rikthimin në mes më të mirave.

bandicam 2018-09-08 17-30-02-014

Nuk ka vend për nënvlerësim ndaj kundërshtarëve, por do të punojmë fort për të arritur këtë gjë”, vijoi ai. Shkodranët duhet se e kanë mendjen momentalisht vetëm te rikthimi në Superiore, por që këtë mesjavë do të luajnë edhe në Kupën e Shqipërisë.

Në fund të deklarimit të tij, i pyetur nëse Vllaznia do të synojë edhe Kupën, kapiteni i skuadrës, Gilman Lika, përgjigjet: “Objektiv i padiskutueshëm është rikthimi në Superiore, por ne nuk është se do të heqim dorë edhe nga Kupa”. Ndërkaq, portieri Erind Selimaj ka pranuar të rinovojë me Vllazninë.

Admir Uruçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"