“Gëzuar ditëlindjen kapiteni dhe legjenda e Kombëtares kuqezi, faleminderit për çdo emocion”, Presidenti Ilir Meta mesazh urimi për Rudi Vatën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2021 | 18:22

“Gëzuar ditëlindjen kapiteni dhe legjenda e Kombëtares kuqezi, faleminderit për çdo emocion”, Presidenti Ilir Meta mesazh urimi për Rudi Vatën

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i ka uruar ditëlindjen ish-lojtarit të Kombëtares, Rudi Vatës.

ilir meta 1

Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook” ka postuar një foto me Rudi Vatën duke e falënderuar për çdo emocion për lojën dhe golat që i ka dhuruar fanellës kuqezi, nga ku ka ngritur lart imazhin e Shqipërisë, ylli, legjenda dhe kapiteni i Kombëtares.

POSTIMI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, ILIR META –

“Gëzuar ditëlindjen ylli, kapiteni dhe legjenda e Kombëtares Kuqezi, Rudi Vata! ??⚽

Duke të falenderuar për çdo emocion, që na ke dhuruar me lojën dhe golat e jashtëzakonshëm, që kanë ngritur lart imazhin e Shqipërisë, të uroj shëndet dhe çdo të mirë në jetë!

Si tifoz i flaktë i ekipit kampion Celtic FC?, uroj që djali yt Rocco, të ecë në gjurmët e tua legjenda jeshilbardhë! ?

Edhe 100 pranvera të tjera! ???⚽”

ILIR META

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"