“Gëzim i madh pasi Vllaznia kthehet në nivelet e larta”, flet sponsori Xhaferi: Ndeshje të tilla kanë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2021 | 20:32

“Gëzim i madh pasi Vllaznia kthehet në nivelet e larta”, flet sponsori Xhaferi: Ndeshje të tilla kanë…

Vllaznia arriti të mposhtë 1-0 Laçin duke siguruar kështu finalen e Kupës së Shqipërisë pas 11 vitesh mungesë.

Vllaznia festa Kupa

Pas ndeshjes për mediat foli dhe sponsori Alban Xhaferi, i cili u shfaq mjaft i lumtur për fitoren ndaj Laçit dhe kualifikimin për në finalen e Kupës. Xhaferi gjithashtu u ndal dhe tek kualifikimi i Skënderbeut duke e cilësuar si një ekip të fortë që nuk duhet nënvlerësuar.

Objektivi: “Ky është një hap shumë i rëndësishëm drejt objektivave dhe është një gëzim i madh sepse Vllaznia tashmë rikthehet në nivelet më të larta. Finalja do të jetë ndaj Skënderbeut dhe është një ndeshje që nuk duhet nënvlerësuar absolutisht dhe ne  shpresojmë të arrijmë objektivin e parë”.

Tensioni në fundin e ndeshjes: “Një ndeshje e tillë normal që ka emocionet e veta, e mira është të evitohen që për mendimin tim nuk janë të hijshme si ai gjesti i fundit i lojtarit të Laçit, por ne i gëzohemi fitores pasi kjo është e rëndësishme”.

Finalja : “Vllaznia e meritoi finalen pasi bëmë një lojë shumë të mirë. U futëm në fushë për të fituar dhe ia arritëm qëllimit e për mua e merituam 100%”.

Skënderbeu: “Kjo është e bukura e Superligës, sot Skënderbeu fitoi ndaj Teutës gjë e cila do të thotë shumë. Ne nuk duhet të nënvlerësojmë Skënderbeun, përkundrazi duhet ta vlerësojmë ashtu siç duhet. Shpresojmë të bëjmë një ndeshje të mirë e të fitojmë Kupën. Ne luftojmë në dy fronte dhe do t’i marrim ndeshjet me radhë pasi ka ndeshje plot deri në fund të kampionatit. Kampionati bëhet çdo ditë edhe më i bukur dhe ne do të luftojmë në të dyja frontet”.

Premio : “E kanë marrë. Është një shumë simbolike prej 10 mijë euro”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"