Gërmimet në stadium për varret greke, kryebashkiakja e Përmetit: Ja e vërteta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2021 | 14:37

Gërmimet në stadium për varret greke, kryebashkiakja e Përmetit: Ja e vërteta

Kërkimi i eshtrave të ushtarëve grekë në tokën shqiptare gjithnjë ka qenë një temë delikate. Ditët e fundit kanë nisur gërmimet në Përmet, në një zonë pranë stadiumit të këtij qyteti dhe kjo ka ngjallur jo vetëm interesin e banorëve të asaj zone, por ka vënë në siklet edhe vetë drejtuesit e klubit.

ALMA HOXHA

Gazeta kontaktoi dje me drejtorin sportiv të Përmetit, Besmir Teme, i cili refuzoi të jepte një përgjigje konkrete nëse klubi është vënë në dijeni, nëse kjo sjell ndonjë problem në mbarëvajtjen e skuadrës dhe se çfarë pasojash do të ketë në të ardhmen.

“Nuk kam dëshirë të flas për këtë temë. Pyesni Altin Rrokajn, ai është menaxheri i skuadrës. Jam në takim tani”, ishte përgjigjja plot nervozizëm e drejtorit sportiv të Përmetit.

“Panorama Sport” nuk e la me kaq dhe kontaktoi vetë kryebashkiaken Alma Hoxha. Kjo e fundit pranoi se është në dijeni të kërkimeve për eshtrat e ushtarëve grekë pranë stadiumit të Përmetit nga lufta italo-greke në 1941, por nuk ka dashur të japë hollësi.

“Po, jam në dijeni të punimeve. Është një proces që nuk e drejtojmë ne, por edhe ne jemi pjesë për ta ndjekur”, deklaroi fillimisht kryebashkiakja Hoxha.

Ajo mohoi të ketë ndonjë indinjatë nga komuniteti sa u përket këtyre kërkimeve. “Nuk ka asnjë indinjatë nga opinioni sportiv në këtë vend. Kjo nuk është një nismë jona, por është një marrëveshje mes dy shteteve.

A jam dakord unë për këtë? Nuk e besoj që kur ka një marrëveshje shqiptaro-greke, duhet të pyetem unë nëse jam dakord apo jo… Ajo që mund t’ju them është që nuk ka pasur asnjë indinjatë dhe asnjë incident”, u shpreh drejtuesja e bashkisë së Përmetit.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

U bë meme kur u përmbyt nga uji, stadiumi i Përmetit tani është vend gërmimesh për varre greke. Kapiteni: U habitëm

VIDEO/ Gazi i botës, stadiumet shqiptare bëhen meme në faqet e njohura ndërkombëtare
VIDEO/ Kushtet skandaloze të futbollit shqiptar, trajneri i Përmetit: Turp që bëri xhiron e botës!
Labëria e merr me humor ndeshjen në stadiumin e përmbytur: I lutemi Zotit për pak diell
Turpi në Përmet, flet kapiteni: Zero ndihmë nga FSHF, Bashkia e pafuqishme. Ne nuk na pyeti askush

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"