Geri Nevil: Lotët e Gimenezit, turpërues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2018 | 13:24

Geri Nevil: Lotët e Gimenezit, turpërues

Ish-lojtari i kombëtares angleze, Geri Nevil, që tani është në rolin e analistit në Botërorin e Rusisë, mendon që gjesti në fund të takimit nga lojtari uruguaian Gimenez ishte turpërues. Lojtari shpërtheu në lot disa minuta para se të përfundonte takimi me Francën, ku skuadra e tij po humbiste me rezultatin 2-0.

jim

“Unë jam pro emocioneve dhe pasionit në futboll, por kjo është turpëruese”, tha ai gjatë komentit të ndeshjes. Kjo deklaratë e tij ka inatosur shumë tifozë që mendojnë që Gimenez nuk mund t’i mbante emocionet kur skuadra e tij po humbiste dhe kjo do të sillte eliminimin për kombëtaren. Reagimi i tij ka qenë më se normal dhe i pranueshëm ishin komentet në rrjetet sociale, duke sulmuar kështu Nevilin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"