Gerhard Progni zyrtarizohet si lojtar i Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2012 | 18:21

Gerhard Progni zyrtarizohet si lojtar i Kukësit

Gerhard Progni është goditja e radhës e Kukësit. Ish-mesfushori i Flamurtarit u prezantua nga presidenti Safet Gjici dhe drejtori teknik i skuadrës verilindore, Sulejman Starova, si një nga blerjet më të bujshme të kësaj merkatoje vere, e cila nuk do të mbyllet me kaq. Sipas presidentit Gjici, te Kukësi debutues në Superiore priten edhe 2-3 lojtarë të tjerë me eksperiencë, si pjesë e planit të përgjithshëm për ndërtimin e një skuadre me pretendime, pa vënë në diskutim mbijetesën. 25-vjecari Gerhard Progni u shpreh shumë i lumtur me faktin që ka nënshkruar me një skuadër veriore, duke qene se edhe vete është me origjinë nga Tropoja. Nga ana e tij, drejtori teknik i Kukësit, Sulejman Starova, e konsideroi blerjen e Prognit një :boom” për verilindorët. Vetëm pak ditë më parë te Kukësi u prezantuan edhe dy futbollistë sllavë, sulmuesi serb Popovic dhe mbrojtësi malazez Markovic, ndërkohë që nën urdhrat e trajnerit Armando Cungu janë vënë disa lojtarë të tjerë me eksperiencë në superiore, si portoeri Halilaj, Peqini, Manuka dhe Hallaci.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"