Gentjan Muça humb ndeshjen e kthimit në Kupë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2016 | 9:49

Gentjan Muça humb ndeshjen e kthimit në Kupë

Gentjan Muça do të mungojë në ndeshjen e kthimit mes Tiranës dhe Flamurtarit, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Mesfushori bardheblu u ndëshkua me karton të verdhë në përballjen në Vlorë dhe për këtë arsye do të mungojë për trajnerin Daja në ndeshjen e kthimit.Skenderbeu-Tirana 0-0, Muca ne aksion Mesfushori ka plotësuar numrin e tre kartonëve të verdhë që do ta pengojnë atë që të jetë i gatshëm për ekipin në 90- minutëshin e kthimit. Në këtë mënyrë, trajneri Daja do të ketë një alternativë më pak në atë ndeshje.

Ndeshja e kthimit, që do të zhvillohet më 17 shkurt, do të përcaktojë edhe skuadrën finaliste nga ky çift skuadrash. Mesfushori do të shpresojë te shokët e ekipit në mënyrë që të mund të luajë në ndeshjen finale, në rast se do të ruhet rezultati pozitiv i arritur në sfidën e parë në Vlorë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"