VIDEO/ Gentian Selmani hero, pret penallti dhe mban portën e paprekur ndaj ekipit të… Manajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2021 | 23:42

VIDEO/ Gentian Selmani hero, pret penallti dhe mban portën e paprekur ndaj ekipit të… Manajt

Gentian Selmani hero te Boluspori. Gardiani 22-vjeçar, arriti të neutralizonte një 11-metërsh në përballjen e sotme ndaj Balikesirsporit, që përfundoi me rrjeta të paprekura.

Selmani

Në minutën e 16-të, Selmani priti penalltinë e Mrsiç, duk i siguruar një pikë të rëndësishme skuadrës së tij, ndaj Balikesirsporit të Arb Manajt. Shqiptari i Kosovës ishte titullar në këtë takim, por pa mund të lerë gjurmë.

Kujtojmë që gardiani shqiptar, ndryshoi skuadër në merkaton e dimrit, duke u transferuar nga Menemenspor te Boluspor. Portieri ka arritur të mbajë të paprekur në 2 ndeshjen e fundit portën e skuadrës së tij, duke u shndërruar në një protagonist.

Objektivi i Bolusporit këtë sezon është të sigurojë mbijetesën. Në 23 ndeshje, ekipi i Selmanit ka siguruar 23 pikë duke u renditur në vendin e 14-të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"