Gentian Begeja merr drejtimin e Teutës, prova e parë përballë Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2018 | 12:31

Gentian Begeja merr drejtimin e Teutës, prova e parë përballë Skënderbeut

Gentian Begeja zyrtarisht ka marrë drejtimin e skuadrës bregdetare. 44-vjeçari mesditën e së martës është prezantuar zyrtarisht me skuadrën si trajneri i ri, ndërsa pas disa minutash ka nisur nga puna.

gentian begeja

Në fakt reshjet e shiut ua vështirësuan punën bregdetarëve duke i detyruar të stërviten në ambientet e brendshme të stadiumit. Kjo ministërvitje u drejtua nga zv.trajneri Ilir Biturku, ndërsa Begeja i ndoqi futbollistët në qetësi. Pak orë pas stërvitjes, bregdetarët u nisën drejt Pogradecit, për t’u akomoduar në qytetin liqenor për takimin me Skënderbeun.

teuta

Ish-trajnerin e ekipit U-19 e pret një detyrë e vështirë përpara, pasi Teuta ndodhet në një pozicion shumë të vështirë në klasifikim. Kundërshtari i parë për Begejan është Skënderbeu, ekipi më në formë i momentit dhe për më tepër luhet në transfertë.

Teuta-Skenderbeu

Në këtë moment, Kupa e Shqipërisë nuk është një objektiv për “djemtë e detit” dhe, për më tepër, e kanë humbur ndeshjen e parë zhvilluar në Durrës 0-2.

Gjithsesi, ky fakt nuk do të ndikojë te sfida e kthimit, pasi lojtarët që do të aktivizohen në fushë do të japin maksimumin për t’i bërë përshtypje trajnerit të ri.

Më poshtë formacioni i mundshëm i Teutës:

y

Drilon Xhepollari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"