“Gënjeshtra, Bernard Berisha nuk kushtoi 600 mijë euro”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2016 | 19:49

“Gënjeshtra, Bernard Berisha nuk kushtoi 600 mijë euro”

Bernard Berisha nuk është shitur për 600 mijë euro te rusët e Anzhi. Një nga drejtuesit e skuadrës ruse Narvik Sirhaev, zbulon detaje të reja të transferimit të futbollistit në Dagestan, duke deklaruar se kosovari është blerë më pak, por pa dhënë një shifër të saktë, shkruan ‘Supersport’.berisha“Është shkruar se e kemi blerë Berishën për 600 mijë euro, por ne kemi mundur ta marrim për një shumë më të ulët. Bisedimet kanë qenë të vështira, por falë Zotit i mbyllëm me sukses.

Në një moment të keq  mësuam se për lojtarin interesoheshin edhe klube turke dhe italiane, por drejtuesit e Skënderbeut dhe menaxheri i futbollistit e mbajtën fjalën duke na i dhënë ne lojtarin”, deklaron Sirhaev.

Më pas drejtori i Anzhit  flet me superlativa për karakteristikat e Berishës, që tek Anzhi e konsiderojnë blerjen me të goditur.

“Ne e dininim prej kohësh që Berisha ishte një lojtar shumë i mirë, por për blerjen e tij kemi vepruar seriozisht rreth një muaj më parë, atëherë kur e kuptuam se kishim nevojë për një lojtar të rolit të tij.

Ai është nja lojtar i shpejtë, nuk ka frikë të futet në dyluftime dhe gjithmonë depërton drejt qendrës. Punon shumë nga krahët dhe jep shumë asist.

Ne kishim nevojë për një lojtar me të tilla karakteristika, që punon shumë edhe në fazën mbrojtëse”,  – perfundon drejtori sportiv i Anzhit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"