Gega: Sot ishim të lodhur, por këta djem meritojnë komplimente. Isha i qetë për fitoren sepse…  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2018 | 19:28

Gega: Sot ishim të lodhur, por këta djem meritojnë komplimente. Isha i qetë për fitoren sepse…  

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, pas fitores me Laçin, në intervistën për “Supersport” deklaroi:

bandicam 2018-11-11 19-21-58-582

I qetë, edhe në momente kritike. Kështu e kërkoni edhe golin, me qetësi?

Është e vërtetë, e kërkuam edhe gjatë stërvitjes, edhe gjatë analizës, që të mos humbim kontrollin e të ruajmë qetësinë. Laçi është një ekip që mbrohet mirë, ndeshja e fundit me Korçën e tregoi këtë. Donim 3 pikët, kur nuk po shënonim, kisha pak ato dilemat e mia, të mos dilnim nga detyrat taktike, por u menaxhua mjaft mirë, dhe jam i kënaqur nga performanca e ekipit.

Kishte lodhje sot te Partizani?

E vërtetë, sot kishim lodhje. Disa ndeshje u shfaqën, kurse sot për fatin tonë të mirë funksionoi grupi, taktikisht. Të dy pjesët u bënë shumë mirë. Shënuam vetëm 1 gol, por asnjëherë nuk kam qenë kaq i qetë nga ekipi. Ata po vendoseshin mirë, dhe po luanin mirë. Jam i kënaqur që e kaluam këtë sfidë të vështirë.

Kote, e shpërblen besimin tuaj?

Patjetër, ai është një 20-vjeçar. Arsyeja që ka hyrë aty, është besimi ynë i plotë. Në 90 minuta, do ketë edhe probleme. Është i ri, nuk është lider sot për sot. Futja e tij është besim nga ne, edhe ndërrimi është për t’i dhënë hapësirë dikujt tjetër. Do jetë vazhdimisht, një nga lojtarët që ne shpresojmë. Të gjithë kanë pjesën e vet, është një kampionat shumë i gjatë.

Fitore e merituar, por a mjafton ky cinizëm, për t’i fituar 1-0 ndeshjet?

Me Kamzën patëm 5-6 raste, nuk u përmend cinizmi. Jo çdo ndeshje ka fytyrën e vet. Ishim përgatitur që Laçi do mbrohej. Për 90 minuta, me pak qetësi mund t’i ndëshkonim më tepër. Kështu funksionon, jo çdo top shkon aty ku dëshirojmë. Në kohën më të mirë, jemi përsëri në vendin e parë. Kemi ende gjëra për të korrigjuar. Nuk është se i shmangem kësaj gjëje. Duhet të shënojmë, duhet të punojmë, dhe gjithë secili të rritet. Nuk korrigjohen për 2 javë këto, por do mundohemi.

Partizani është për titull, nga mënyra si u soll në fushë ndaj Laçit.

Ky perceptim që bëhet për Partizanin, u bë për disa ditë, kur ne nuk garantojmë fitoret, ose jemi në momente që marrim fitore të vuajtura. Atëherë, del plani B. Sot për sot, kjo është fytyra jonë, e Partizanit. Do mundohemi të vazhdojmë kështu. Jemi në vendin e parë. Sot që ju i patë, edhe me mangësitë e tyre, besoj se meritojnë komplimente. Do mundohemi që për çdo situatë të bëjmë zgjidhje të ndryshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"