Gega plot besim para Mariborit: Nëse luajmë si pjesën e parë në Tiranë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2018 | 21:05

Gega plot besim para Mariborit: Nëse luajmë si pjesën e parë në Tiranë…

Në vigjilje të sfidës së kthimit me Mariborin, trajneri Skënder Gega i Partizanit, foli para mediave, ku theksoi se ekipi i tij është përgatitur për më të mirën në Slloveni, dhe e di mirë se presioni gjendet mbi ekipin e Mariborit.

gega ibrahimi

“Eshtë një ndeshje e rendësishme për ne. Për mua në Tiranë kemi luajtur një ndeshje pozitive kemi patur shanset tona dhe theksoj se jemi përgatitur për të bërë më të mirën. Të jem i sinqerte presioni është mbi Mariborin dhe jo mbi ne por ky është futboll dhe çdo gjë mund të ndodh. Do isha i kënaqur nëse djemtë do luajnë siç interpretuan pjesën e parë në ndeshjen në Tiranë dhe do të luftojmë deri në fund dhe do të pranojmë verdiktin e fushës në vërshëllimën e fundit.”

Keni pohuar se nuk do të ndryshoni shumë në formacion?

Besoj se tashmë Maribor e ka një ide sesi luan Partizani por gjithsesi çdo ekip ka rezervat e veta. Ne jemi përgatitur e dimë që do jemi nën presion pasi Maribor luan në shtëpi dhe ka mbështetjen e tifozerisë dhe do jetë ndihmë e madhe për ta. Por ne jemi përgatitur për të dyja fushat dhe neser do të jetë një ndeshje e mirë dhe siç e theksova do të përpiqemi deri në fund për të marr rezultat.

Si mund ti shënoni Mariborit?

Siç Maribor na shënoi në Tiranë. Ne kishim shanset tona në takimin e parë ju e patë ndeshjen s’ mund të gjykoj njeri por për mua episodi i Asanit ishte një gabim i arbitrit pasi e pash ndeshjen me qetesi më pas. Ishte një 11 metersh i paster i cili ishte një mundësi shumë e mirë për ne për të shënuar. Shpresoj të kemi të njëjtin shans por jo të njëjtin gabim nga arbitri.

Do të mbështeteni nga shume tifoz ne stadiumin e Maribor.

Gega: Mbase nuk është momenti i duhur për të luajtur ndeshjet e Europës sepse sapo ka mbaruar kampionati botëror , por ne kemi shumë mbeshtetës të cilët e dashurojnë bluzën e këtij klubi. Kemi tifozë të mrekullueshëm ata kanë një dashuri të jashtëzakonshme për klubin dhe skuadrën dhe shpresoj që neser ti bëjmë të lumtur dhe krenar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"