Gega piketon ndryshime, Kamza më e fortë në sulm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2018 | 12:54

Gega piketon ndryshime, Kamza më e fortë në sulm

Kamza-Partizani do të luhet sot në orën 16:45 në një ambient pa praninë e tifozëve, pasi kamzalinjtë do të vuajnë dënimin e fundsezonit të shkuar. Të dy ekipet pritet të luajnë ndaj njëri-tjetrit me të njëjtin rreshtim, 4-2-3-1.

Në dallim nga ndeshja e parë, trajneri Skënder Gega ka piketuar një Partizan ndryshe. Lëvizjet janë parashikuar të ndodhin thuajse në çdo repart. Trashi pritet të avancojë në fazën sulmuese dhe mbrojtës i majtë parashikohet Kalari. Hebaj kësaj radhe pritet të mbështetet nga Trashi dhe Mala në krahë dhe Mensah pas tij.

kamzaa

Gjithsesi, ky është një projeksion i stërvitjes, pasi formacioni do të caktohet sot. Kamza fitoi derbin me Tiranën, por për “demat” do të jetë më e fortë në fazën sulmuese, pasi ka të gatshëm edhe Nestor Martinenën. Dilema për formacionin ka edhe trajneri Devolli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"