Gega përpara Kastriotit: Do të ketë lëvizje në merkato, dënimet kolektive të tifozëve…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2018 | 12:04

Gega përpara Kastriotit: Do të ketë lëvizje në merkato, dënimet kolektive të tifozëve…

Partizani do të luajë ditën e nesërme takimin kundër Kastriotit i programuar për në orën 19:45. Në konferencën e zakonshme për shtyp është paraqitur trajneri Gega dhe mesfushori Bruno Telushi. Gega ka paraqitur gjendjen e ekipit përpara medias por edhe ka komentuar largimin e Prognit.

8880b040-e32a-414d-b283-880568f2010a

Sa të vështirë e shihni takimin kundër Kastriotit ?

Jemi munduar ta shikojmë të dyja ndeshjet Kastriotin. Kanë bërë një performancë të mirë. I kemi analizuar detajet. Nga eksperienca them se asnjë s’duhet ta vendosi në dyshim, pavarësisht se nga ka ardhur. Është trepikësh që na duhet.

Fitorja me Kamzën u dha qetësin, a jeni i kënaqur me ekipin?

Loja ishte e ndarë në 2 pjesë. Shpesh herë ndodh që ekipi të shfaqet ndryshe në 2 pjesë. Pjesa e parë nuk ishte ajo çka ishim përgatitur. Pjesa e dytë tregoi se jemi në gjendje të mirë fizike. Mund të shkonim në rezultat edhe më të thellë. Megjithatë nuk është kjo performanca që unë pres, pasi në stërvitje jemi më mirë

Është larguar Progni…

Progni ka qenë pjesë e Partizanit dhe aq kohë sa ka qenë pjesë e jona unë e kam mbështetur. Ka qenë dëshira e lojtarit për tu larguar. Unë e kisha në plane. Mbase donte hapësirë më të madhe, por s’ka prapaskena. Është vendimi i tij. I uroj suksese.

Ju vjen keq që nuk keni afruar futbollistët që keni dëshiruar në merkato?

Nuk mund të them diçka ndryshe nga ato çka kam thënë më parë për këtë. Lojtarët që kam propozuar kanë pasur kërkesa financiare të mëdha. 2-3 të tjerë kanë ikur në liga të tjera. Deri në momentin e fundit do të ketë lëvizje dhe klubi po punon.

Mungesa e golit është problem?

Çdo vit ka një fytyrë të re. Kemi marrë Mensah dhe Hebaj, më parë ishte Progni. Do të punojmë në stërvitje që ky problem të korrigjohet. Kampionati ynë nuk prodhon shumë gola. Mua më intereson që skuadra të funksionojë si grup. Me Kamzën përshembull patë 2 raste një për një.

Formacioni ?

Nuk do të ketë ndryshime drastike. Do të punojmë deri nesër. Ka futbollistë që kur e nisin nga stoli bëjnë shumë mirë. Nuk e kam vendosur akoma.

Tifozët…

Partizani e ka një armë të fortë tifozerinë, nëse do të ishin dhe ata do të ishte mirë për ne. Ata na kanë ndjekur edhe jashtë vendit. Uroj që të kthehen sa më parë. Trazira ka në pjesën më të madhe të Europës, besoj se dënimet kolektive janë të dëmshme.

Sa i druheni kundërshtarit ?

Besoj se çdo ekip ka strategjinë dhe filozofinë e tij. Ata mund të rrinë pas, por mund të kenë edhe një kundërsulm të frikshëm. Uroj ta zgjidhim sa më shpejt duke shënuar një gol dhe të jemi të kujdesshëm në fund.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"