Gega përpara derbit: Kam një dilemë për formacionin, si trajner…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2018 | 11:49

Gega përpara derbit: Kam një dilemë për formacionin, si trajner…

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega dhe kapiteni i ekipit Alban Hoxha kanë folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Tiranën. Një ndeshje derbi që nga ana e Partizanit ka vëmendjen maksimale. Gega u shpreh se ka edhe 1 dilemë për formacionin.

0d393aef-7b49-47f9-af78-f40928f3605f

 Moment pozitiv i Partizanit, do të jetë derbi pikë referimi për sezonin ?

Derbi ka specifikën e vet, ka elementët e tij pozitv. Nëse e kalojmë mirë do të jetë një rritje besimi. Vijmë nga një moment i mirë por jemi në fillim. Nuk jemi aty ku duhet, por kemi nevojë për rritje.

Si trajner çfarë emocionesh ka derbi?

Janë emocione më të mëdha sepse ka përgjegjësi më të mëdha. I bën vet zgjidhjet sepse duhet të përgatitësh ndeshjen në detaje. Presioni është, por besoj lojtarët duke i parë në sy do t’i ndajmë gjërat. Kur je futbollist emocionet shkarkohen.

Ndryshimet në formacion

Nuk ka sekrete, unë kam 25 veta, kam aktivizuar edhe lojtarë të ri. Është e vështirë sepse konkurenca është rritur. Kam një dilemë shumë të vogël, por do ta zgjidh deri të premten.

Lojë sulmuese për tifozët apo pikët ?

Tifozët janë lojtari i 12-të, në ndeshjen me Flamurtarin na mbështetën. Ne duhet të dijmë mënyrën sesi luajmë, jo me emocione. Do të mendojmë ti bëjmë të dyja pjesët, edhe sulmin edhe mbrojtjen.

Rubin Hebaj…

Rubini ka luajtur dje 90 minuta dhe nuk ka shfaqur shqetësime. Po mundohemi ta mbajmë larg dëmtimeve, pasnesër do të jetë i gatshëm.

Je pritur mirë te Partizani, Tirana ka kohë që nuk ka fituar, si e shikoni këtë ?

Kam ardhur që 18 vjeç këtu. Deri tani kam gjetur ambient të mirë. Patjetër që historia është e madhe. Është një lloji ngarkese, qëllimi ynë është të arrijmë objektivat tona, derbi është vetëm 1 ndeshje.

Jeni një ish i Partizanit, keni shënuar një gol të bukur në një derbi…

Në 1987, ka dalë 3-2. Historia kalon, sot jam 55 vjeç, sot jam trajner dhe më intereson më shumë kjo.

Derbi luhet apo fitohet ?

Derbi luhet pastaj fitohet. Duhet të luajmë për 90 minuta dhe mos të jemi emocional.

Tirana e ka kaluar ngërçin e fillimit, ju tremb kjo ?

Nuk na tremb kjo, jemi të ndërgjejshëm për forcën e tyre. E pashë kundër Skënderbeut dhe Gjirokastër. Do ta studiojmë akoma deri të premten.

Më mirë derbi apo objektivat ?

Me gjithë respektin që kam për tifozat, e dëshiroj ta fitoj, por objektivi është një projekt që duhet ta realizojmë patjetër. Tifozët duhet ta shikojnë që është një projekt afatgjatë, serioz. Ndeshjen më të mirë të karrierës e kam bërë kundër vëllait tim dhe kam dashur ta fitoj…

Çfarë ka ndryshuar nga koha kur ju ishit ende në fushë, për sa i përket atmosferës ?

Po patjetër që ka ndryshuar. S’ka pasur drita, fishekzjarre, kanë qenë të ndaluara parrullat. Emocionet kanë qenë, rrinin dhe diskutonin edhe disa javë pas derbit.

A mendoni se Partizani është më lart se Tirana ?

Do ti shohim gjërat javë pas jave, ideja për të qenë në vendet e para po përmirësohet. Ekipi po sillet mirë, brenda dhe jashtë fushës. Jam mirënjohës lojtarëve që po reagojnë siçduhet.

Në përbërje keni lojtarë që e luajnë për herë të parë, keni punuar me këtë ?

E kanë përgjegjësinë, e njohin derbin. Të japin maksimumin dhe duhet të funksionojë si familje.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"