Gega: Partizani nuk i ka askujt borxh, me komentin e Gjicit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2019 | 20:55

Gega: Partizani nuk i ka askujt borxh, me komentin e Gjicit…

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega ka dalë ditën e sotme përpara mediave në konferencë për shtyp në kuadër të javës së 23-të të Superiores. Partizani do të luajë ditën e nesërme në kryeqytet një sfidë mjaft të rëndësishme ndaj Flamurtarit.

34fa44ae-b6e2-4197-9376-8ebefddbc598

Situata pas humbjes në Laç…

“Mbas një humbje është rritur interesimi. Iu uroj mirëseardhjen. Është rrugë e gjatë, nuk kemi garantuar se nuk thyemi, por është diçka që ka kaluar.”

Iu zhgënjeu humbja?

“Kështu është futbolli. Çdo gjë ka një arsye. Rëndësi ka që ne jemi të fokusuar dhe kemi nxjerrë edhe mësimet pas humbjes.”

Gabimi i arbitrit…

“Kam lexuar, jetojmë në një vend të vogël, ku ka ndikime. Nuk duhet të abuzohet me fjalën e trajnerit, nuk kam thënë vdiq futbolli. Nuk kam për të ndryshuar, në çdo lloj pozicioni që të jem. Nuk i kemi borxh njeriut, kemi zgjedhur një formë të punës që të bashkëpunojmë mes njëri-tjetrit. “

Gjendja e Flamurtarit, ua bën më të lehtë?

“Çdo ndeshje e lehtë merret vesh pas 90 minutëshit. Flamurtari është klub shumë i mirë pavarësisht problemeve, ka kualitete. Ne jemi në gjendje optimale, përveç Hysenajt që nuk është ingranuar akoma me ekipi si prurje e re. Do të dalim të fortë”

Si është përgjigjur skuadra pas humbjes në Laç?

“Përgjigja qe e mirë, pasqyra ishte diçka tjetër. Ekipi punon, jam me fat që punoj me këtë grup sepse e njohin përgjegjësinë. Jemi munduar të kritikojmë, të shikojmë ku nuk funksionoi”

Partizani kishte mundësinë të merrte arratinë…

“Kur ka filluar kampionati nuk kemi qenë qenë 7 apo 8 pikë larg rivalëve. Rëndësi ka që djemtë po mundohen. Nuk ka kurrfarë presioni nga unë dhe presidenti”

Ka një vetkënaqësi?

“Të jem i sinqertë, në Laç shkuam shumë optimist, me shumë besim. Jo çdo gjë është absolute. Gjatë 90 minuta ka episode, edhe në derbi ka pasur një pjesë “jo”, megjithtë e rëndësishme është t’ia dalim. Ska 90 minuta perfekte.”

Skuadra duhet të regojë sepse një hap fals mund të shkaktojë probleme…

“Ajo që rikthehemi tregon forcë, është rrugë e gjatë. Në javët e para është pyetur për trofeun, por unë kam thënë t’ia lëmë kohës”

Partizani nuk i ka zhvilluar ende ndeshjet me rivalet e forta…

“As Teuta dhe Kukësi nuk kanë luajtur ende kundër nesh. Edhe ata kanë ndeshje me ne, kështu që jemi gati.”

Gjici ka thënë se Partizani merret vetëm me ne…

“Kur është pyet për Kukësin ose presidentin, kam thënë që nuk merrem. Asnjëherë nuk jemi marr me ta, asnjë futbollist. Nuk kam asnjë koment. Jam në fokus te Partizani, kjo është familja ime.”

Flamurtari ka probleme me largimet…

“Është e vërtetë që ka ikur një pjesë e mirë. Mund të jenë një pjesë e madhe e lotjarëve që mund të ketë më shumë dëshirë se ata që kanë ikur, kështu që do t’i vlersojmë maksimalisht ata që do të jënë në fushë. Nuk besoj se aty do të ketë ndryshime drastike.”

Ibrahimi dhe Idrizi në krahun e djathtë, mund të funksionojë?

“Ishte një zgjidhje sepse nuk donim që Atanta të dilte përpara. Ndonjëherë do të fillohet me Idrizin ose me Ibrahimin. Jo çdo ndryshim që bëjmë i merr frutat menjëherë. Ka qëlluar që ndërrimet kanë pasur efekt, ose jo. Rëndësi ka që të bëjmë progres, jo regres”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"