Gega: Nuk po mendoj për janarin, Demi rast i rrallë në Shqipëri

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Tetor 20, 2018 | 11:33

Gega: Nuk po mendoj për janarin, Demi rast i rrallë në Shqipëri

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, ka dalë përpara mediave në prag të takimit të nesërm që do të zhvillohet me Luftëtarin. Trajneri i kryesuesve është shprehur se grupi është gati për çdo sfidë, por do të kishte preferuar të ruante ritmin.

28c6b3d9-3263-4c04-bb6d-d3419fa42371

Pushimi i kampionatit erdhi në moment të mirë për ju…

Besoj se ishte mirë për një pjesë të madhe të grupit. Ishte në kohën e duhur. Megjithëse unë do të dëshiroja të isha gjatë gjithë kohës në punë, që mos të humbim ritmin. Përveç Hoxhës çdo gjë ka shkuar në rregull.

Sa shqetëson mungesa e Hoxhës ?

Është hiprokizi të thuash që nuk na shqetëson. Do të mbështesim portierin tjetër, sepse është momenti i tij. Ne kemi besim te gjithë te ai. Loja në grup do ta ndihmojë atë. Portieri mund të rrijë edhe 6 muaj pa luajtur dhe më pas t’i vijë momenti. Hoxha besoj se për pak ditë fillon stërvitjen.

Lukas Kardozo nuk ka luajtur, kur rikthehet ?

Është bashkuar me grupin dhe po stërvitet. Po të ishte 100% do ta shikonit në fushë, por shumë shpejt do të jetë pjesë e grupit. Në bazë të nevoja do ta vendosim, sepse është pjesë e rëndësishme.

Ka diçka që ju shqetëson ?

Në çdo ndeshje kemi pasur probleme dhe jemi munduar ti korrigjojmë. Në asnjë vend të botës nuk ka ndeshje perfekte. Me Gjirokastërën është sfidë e re, do mundohemi ta përgatisim mirë. I vetmi shqetësim ka qenë dëmtimi i Hoxhës, por ne kemi besim të plotë te Xhika.

Kur përmendet Luftëtari çfarë ju vjen ndërmend ?

Gjirokatra e atyre viteve ka pasur futbollsitë të mirë si Braho, Seiti, Kalluci. Kemi pasur ndeshje por rezultate kanë qenë surprizë, takimi i përfunduar 5-2, unë kam qenë në fushë. Tani është situatë tjetër.

Humbjen më të thellë të Partizanit e ka shkaktuar Lufëtari…

Vazhdimisht jap llogari për ditët e këqija. Duhet të jemi vigjilentë dhe të jemi me këmbë në tokë.

Partizani në qendër të vëmendjes, i druheni euforisë?

Unë mendoj se çdo stërvitje mund të ketë eufori. Mendoj se puna e stafit kjo është, mos të dali grupi nga kontrolli. Jemi një familje e mirë me profesionista. Nuk besoj se ka vend për eufori.

Asani ka pasur interes nga Bashakshehir në Turqi, mund të largohet ?

Nuk kam asnjë njoftim për këtë. Marrdhëniet janë mes klubit dhe lojtarit dhe unë nuk jam pjesë e kësaj. Asani është pjesë e rëndëishme e ekipit, ai është i fokusuar këtu. Jam i qetë që do të jetë pjesë e jona.

Keni filluar të mendoni për një sulmues qendre në janar ?

Hebaj është 20 vjeç, do të thotë që është nga më të rinjtë. Nuk duhet ta rëndojmë. Çdo ditë ai ndryshon, ashtu si Bardhi. Nuk kam menduar asgjë për janarin, por mendoj vetëm për Luftëtarin. Do të flasim me klubin. Mënyra si luajm ne nuk na dihet një sulmues race.

Darkat me ekipin, do të jenë të shpeshta këto ?

Ishte darkë e shkurtër. I pari i familjes, Demi, dëshironte të takoheshim. Urojmë të takohemi për mirë. Folëm për problemet dhe kërkesat, por pak për futboll. Demi i di hallet e klubit dhe i gjen mënyrat si ti motivojë lojtarët, ne jemi të kënaqur. Nuk hyn teknikisht, raste i rrallë në Shqipëri.





www.minuta90.com