Gega: Nuk dua ta shikoj më pjesën e dytë, Hebaj do të jetë pjesë kryesore e projektit tim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2018 | 22:05

Gega: Nuk dua ta shikoj më pjesën e dytë, Hebaj do të jetë pjesë kryesore e projektit tim

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega foli për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes, ku u shpreh tepër i zhgënjyer me lojën e skuadrës së tij, veçanërisht për pjesën e dytë. Ai foli edhe për pozicionin e Malës dhe për ecurinë jo të mirë të Hebajt.

bandicam 2018-09-01 21-54-44-653

Pse mendon që skuadra nuk e mbylli më shpejt ndeshjen?

E filluam mirë pjesën e parë. Mund ta përfundonim që pjesën e parë. Kemi probleme ne finalizim. U interpretuar mirë pjesa e parë. Në të dytë kishte hapësira, u tërhoqëm prapa, kishte një lodhje. Një pjesë e dytë që nuk do të doja ta shikoja për herë të dytë.

Ku mendoni se e ka maksimumin Mala?

Jam jashtëzakonisht i kënaqur për mënyrën se si punon. Është njeri me vlera. Disa herë e futëm Malën dhe Trashën duke rrezikuar. Në pjesën e dytë pati loja por e ndihmoi ekipin. Loja në sulm le për të dëshiruar. Nuk dua të rëndoj njeri. Sulmuesit duhet të punojnë shumë më tepër që të na ndihmojnë në ato raste që vijnë.

Jeni i kënaqur për afrimet në merkato? Mendoni se dilet kampion edhe me këtë ekip?

Është gjë e mirë kur shikon 19-vjeçar. Sot ishte Kodra nga ekipi të rinjve. E futa në një situata jo komode. Në stërvitje më ka dhënë të gjithë besimin, që ai mund të rritet. E kam përsëritur edhe dje. Dëshira ime ka qenë një listë tjetër, shumë me kualitet, por për arsye të ndryshme, ata zgjodhën diçka që është në interesin e tyre. Çdo lojtar që ka ardhur, duhet të rritet, të gjithë kemi nevojë të mësojmë. Ishte një 3 pikësh që do na ndihmojë të jemi të qetë. Nuk mund të them javën e 3-të që është ekip për kampion. Pjesa e dytë nxori të metat. Është shpejt për të thënë. Nuk jam i kënaqur për 90 minutëshin, përveç 3 pikëshit.

Për zëvendësimin e Hebajt. Ndoshta ndeshjet e tilla mos e ndihmojnë të çlirohet?

Kam 11 veta në fushë dhe 7 në pankinë. Objektivi është të arrijmë objektivat. Në momentin që Hebaj i mbaron mundësitë, besoj që e kam nxjerrë në momentin e duhur. Kishte kohë të mjaftueshme. Nuk është kjo pritshmëria që kemi nga Hebaj. Besoj te ai dhe jam shumë i lumtur që ka ardhur. I duhet kohë për tu përshtatur. Do kisha dëshirë që sa më shpejt të ingranohej. Do të jetë pjesë kryesore e projektit tim, sa të jem unë trajner.

Asani dhe Hebaj nuk ndihmuan shumë ekipin dhe iu rra e gjithë barra mesfushorëve…

Është 100 % e vërtetë. Asani e ka këtë problem. Në momentin që humb topin i takon të bëhet mesfushor i katërt. Unë kam besim që vlerat që i ka t’i shfrytëzoj për ekipin. Jam munduar ta korrigjoj sa më shpejt. Sot po të ishte më aktiv, shumë raste erdhën nga Mala. Jo gjithçka shfaqet siç është në stërvitje. Është e metë që duhet të punojmë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"