Gega nis nga puna, shikoni çfarë do të ndodhë te Kukësi ditën e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 9:13

Gega nis nga puna, shikoni çfarë do të ndodhë te Kukësi ditën e sotme

Kukësi do të zbresë sot në fushë për herë të parë nën drejtimin e trajnerit Skënder Gega. Ky i fundit u prezantua të hënën para mediave, por vetëm sot pasdite do të ketë mundësinë që të drejtojë skuadrën.

gega

Koha për të përgatitur ekipin në prag të ndeshjes së turit të parë të Ligës së Europës (27 gusht) është e shkurtër, prandaj dhe Gega bashkë me ndihmësit e tij, Rrahman Hallaçi dhe Florian Ristani, do të mundohen t’u marrin më të mirën grupit të lojtarëve.

Nga Kukësi janë larguar Vasil Shkurtaj, Kristal Abazaj, Valon Ethemi, Gëzim Krasniqi dhe Ilir Avdyli. Ndërsa zyrtarisht janë afruar Angelos Tafa, Albin Gashi, Zenel Gavazaj (ka qenë, por jo i federuar), si dhe Redon Dragoshi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"