Gega me urgjencë drejt Stambollit, Duka i prekur: Jemi të gjithë me ty, i bindur se do fitosh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 11:27

Gega me urgjencë drejt Stambollit, Duka i prekur: Jemi të gjithë me ty, i bindur se do fitosh

Lajmi për nisjen e trajnerit të Kukësit, Skënder Gega me urgjencë drejt Turqisë, për shkak se gjendja e tij me Koronavirusi është përkeqësuar.

Skender Gega

Për këtë ka reaguar edhe presidenti i FSHF, Armand Duka, i cili nëpërmjet një postimi në faqen e tij, shkruan se është i shqetësuar për Gegën, teksa më tej shkruan se është i bindur që do ia dalë të fitojë këtë betejë, ashtu siç ka bërë gjithmonë.

Postimi i Dukës:

Lajmi për rëndimin e gjendjes shëndetësore të trajnerit dhe mikut Skënder Gega më shqetësoi në këto ditë të vështira të pandemisë. Uroj, që sa më shpejt gjendja e tij të përmirësohet dhe ai të kthehet në fushat dhe stadiumet e futbollit për të dhënë kontributin e tij të pazëvendësueshëm. Kurajo Skënder!
Jemi të gjithë me ty në këto çaste delikate dhe të vështira. Jam I bindur që ti do ta fitosh edhe këtë betejë, siç ke bërë gjatë gjithë jetës tënde.

postimi i dukes

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"