Gega mban sekret formacionin për ndeshjen ndaj Skënderbeut, por luhet si në… triangolare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2018 | 13:23

Gega mban sekret formacionin për ndeshjen ndaj Skënderbeut, por luhet si në… triangolare

Trajneri Skënder Gega është munduar gjatë kësaj jave që të japë sa më pak informacion në lidhje me formacionin që do përzgjedhë për ndeshjen me Skënderbeun. Ai është munduar që shpesh t’i përziejë kartat, duke provuar lojtarë të ndryshëm në disa role.

formac

Eksperimente janë bërë me qendrën e mbrojtjes, ku Atanda, Gojkoviç dhe Belica janë në balotazh dhe njëri e nis nga stoli, me shumë mundësi lojtari nga Struga. Provat nuk kanë munguar edhe në mesfushë, që mbetet reparti me më shumë alternativa. Edhe në sulm janë provuar disa variante loje, ku praktikisht Hebaj shikohet pikë referuese, por ka pasur edhe module pa shkodranin në lojë. Duke ditur se konkurrenca është e lartë, i bie që ndonjë nga titullarët e sezonit të shkuar ta nisë nga stoli transfertën e Korçës.

Ndonëse Gega është munduar ta mbajë sekret formacionin, gjasat janë që të luhet si në përballjen me Lirinë e Prizrenit në triangolaren e zhvilluar në Durrës, ku i bie që Asani dhe Bardhi ta nisin nga stoli. Pas përfundimit të përgatitjeve ekipi u grumbullua në Pogradec.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"