Gega: Lojtarët harruan që ndeshja është 90 minuta, problemi ynë ka të bëjë me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2018 | 16:25

Gega: Lojtarët harruan që ndeshja është 90 minuta, problemi ynë ka të bëjë me…

Pas marrjes së kryes së renditjes dhe fitores me Kastriotin, trajneri Gega është shfaqur shumë i qetë në intervistë. Për “SuperSport” ai u shpreh:

Gega

E vuajtët tejmase Kastriotin….

Harruan që është një ndeshje 90 minuta. Lojtarët u vetkënaqën.

Mund edhe të shkaktohet dëm me egoizimin e tepruar…

Është e vërtetë që Asani gaboi. Për mua është njësoi ai që humb topin, që nuk i shërben shokut, apo që humb dyluftim. Duhet të punojmë. S’jemi të përsosur. Kishim një pjesë të 2 për të korrigjuar.

Partizani ka fituar shpesh me rezultat të ngushtë. Në fillim i mbanit larg kundërshtarët, tani po afrohen drejt portës…

Është e vërtetë. Ne jemi po të njëjtit. Problemi është që janë të lodhur. Pjesët e para me presing të lart sjellin lodhje. Për mua është e rëndësishme që edhe 1 gol të fitohet ndeshja.

Ku i ka problemet Partizani, mund të jeni më i qartë? Gojkoviç çfarë paraqitje bëri sot ?

Gojkoviç ka punuar mirë. Koha që ka qenë në stol u ndje sot. Jam munduar mos t’i ngarkojë lojtarët dhe pas 90 minutave të flasim më të qartë. E gjithë është te lodhja. Problemi është se nuk jemi shumë të freskët. Ne shënuam shumë shpejt dhe çdo gjë është e paparashikuar. Shpresojmë të korrigjojmë këto gabime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"