Gega komenton Çanin përpara Laçit: Shumë njerëz të bëjnë romane pas 10 vitesh…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2018 | 12:19

Gega komenton Çanin përpara Laçit: Shumë njerëz të bëjnë romane pas 10 vitesh…

Trajneri i Partizanit Skënder Gega ka dalë përpara mediave dhe ka folur për takimin e rradhës ndaj Laçit që do të zhvillohet nesër në orën 15:45 në transfertë. Ai ka qenë i shoqëruar nga Belica. Trajneri ka komentuar edhe akuzat e sulmuesit të larguar, Edgar Çani, që ka folur pak ditë më parë për “Panorama Sport”.

gega-dhe-belica-750x430

Çani

“Nuk mund të bëj koment për të kaluarën. Shumë njerëz mund të largohen dhe të bëjmë romane edhe pas 10 vitesh. Kam bërë atë që kam menduar më të drejtë, në favor të klubit dhe ekipit. Kur je lider duhet të marrësh vendime. Më pyesni në çdo konferencë për Çanin, ai ndodhet sot në Itali dhe unë i uroj suksese, për pjesën tjetër përgjigjet klubi, unë kam bërë atë që më është dukur e drejtë teknikisht.”

Pushimi

“Këto 2 javë na kanë shërbyer për të rikuperuar disa lojtarë, por edhe për të qartësuar idetë. Siç na ka shërbyer ne, u ka shërbyer edhe të tjerëve.”

Laçi

“Ekipi i Laçit meriton fjalë të mira, pasi është një ekip i fortë, sidomos në fushën e tij. Është ndeshje e vështirë, por ne jemi përgatitur. Kemi qëllim të qartë, shkojmë vetëm për fitore.”

Afrimet

“Çinari arriti të shënonte në Kupë dhe kjo është gjë e mirë. Çdo gjë do kohën e vet dhe ai po stërvitet mirë, si gjithë të tjerët. Unë jam i kënaqur si trajner. Është pak e vështirë përzgjedhja sepse kemi disa lojtarë në të njëjtin pozicion. Të gjithë duhet të presin kohën e duhur, e rëndësishme është të jeni në 100 % të formës së tyre.”

Formacioni

“Nuk do të këtë shumë ndryshime të mëdha. Në Pukë patën hapësira disa lojtarë. Mund të them se disa bënë mirë dhe disa jo. Hebaj nuk ka luajtur pasi ishte me ekipin kombëtar. Jam i kënaqur që është rikthyer, ai është vetëm 20 vjeç dhe nuk duhet ta ngarkojmë. Ekipi duhet ta mbështesë më shumë. Gjërat do të rregullohen, po mundohemi të bëjmë lojë në grup dhe të kemi ekuilibër.”

Merkato

“Klubi është munduar deri në fund për ndonjë surprizë në merkato. Unë jam i fokusuar te ky grup që kam. Kam afruar disa lojtarë nga ekipi i dytë dhe moshat. Nëse vjen dikush është i mirëseardhur.”

Gjëndja e afrimeve të reja

“Disa ende nuk janë gati, pasi ne nuk e dinim gjëndjen e tyre. Gradualisht po rriten. Çinari për shembull ka vetëm 2 javë me ne. Kemi edhe Lukas që ësht në fazë rikuperimi. Ne presim kontributin e tij dhe ai po përgatitet. Sot nuk është pjesë e planeve, por do të jetë gati sa më shpejt.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"