Gega i bindur: Këtu ndryshojnë gjërat si nata me ditën, e mbyllim me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2020 | 23:10

Gega i bindur: Këtu ndryshojnë gjërat si nata me ditën, e mbyllim me…

Për herë të parë Besëlidhja nuk zhvilloi miqësore në mesjavë që nga koha kur ka nisur fazën përgatitore. Deri tani trajneri Bardhi kishte preferuar nga dy ndeshje testuese në javë, kurse dje ai vazhdoi me stërvitjen e përditshme.

tirana beselidhja

Fanellën e Besëlidhjes në merkaton e kësaj vere e ka veshur edhe mesfushori lezhjan Armando Gega, i ardhur nga Shënkolli. Në një prononcim për “Panorama Sport”, ai thekson: “Deri tani jam mjaftuar me objektivin e mbijetesës dhe e kemi realizuar tri herë, ndërsa sezonin e fundit nuk mundëm. Këtu te Besëlidhja ndryshojnë gjërat si nata me ditën, jo vetëm në objektiva, por edhe në histori dhe kushtet e kërkesat stërvitore.

Kemi zhvilluar shumë ndeshje miqësore, ku në pjesën dërmuese të tyre kam luajtur si titullar dhe kjo për mua është pozitive, pasi stafi teknik ka besim tek unë. Nuk ka pasur rëndësi rezultati, por performanca e skuadrës dhe menaxhimi i lojës deri në sekondat e fundit. Duke parë gjendjen në këto ndeshje, shpresoj që sezonin e ri të mbyllet saga e Besëlidhjes në nivelin inferior, duke iu rikthyer nivelit elitar, aty ku ka shumë e shumë vite histori”.

PRENG GJIKOLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"