Gega: Hebaj s’ishte në lojë, Kamza na e bëri “malore”. Ja kur Partizani do bëhet i frikshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2018 | 19:03

Gega: Hebaj s’ishte në lojë, Kamza na e bëri “malore”. Ja kur Partizani do bëhet i frikshëm

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, në intervistën pas ndeshjes për Supersport, deklaroi se e ekipi i Kamzës e vuri në vështirësë, edhe pse në fund doli me 3 pikë.

bandicam 2018-08-25 18-57-28-509

Partizani ndryshoi në pjesën e dytë…

Kamza është për t’u lavdëruar, për grintën e tyre. Na vuri në vështirësi pjesën e parë. Edhe fusha ishte faktor sot. Duke parë edhe kundërshtarin, ndryshuam edhe në vendosje. Nuk jam i kënaqur në 90 minuta, por kemi shumë për të rregulluar.

Kur do jetë më i lirshëm Partizani në sulm…

E vërtetë, Hebaj sot nuk ishte fare në lojë. Nuk e di çfarë pati, pasi në stërvitje ka qenë shumë mirë. Fizikisht ka qenë shumë mirë. I duhet pak kohë, pasi në një klub të ri, është pak e vështirë. Ekipi shpërdoroi disa raste në pjesën e dytë, por deri fund ishim nën presion.

Jeni i bindur se Partizani në 30 minutat e fundit, do jetë Partizani i ardhshëm…

Edhe Progni edhe Hasani, nuk dhanë diçka në ndeshjen me Korçën, prandaj i lashë edhe në stol. Por, jam i kënaqurqë tani që patën mundësi, e ndihmuan ekipin. Duhet të jemi në lojë për 90 minuta, dhe jo vetëm me fragmente.

Ku e shihni Partizanin këtë sezon, për titull, Kupat e Europës apo për t’i shpëtuar kategorisë?

Tre klasifikime që unë nuk do doja t’i mendoja. Unë si trajner kam pretendimet e mia. Edhe sot u rrezikuam, në Korçë u ndëshkuam në minutën e 91-të. Mendoj se diferencat janë të vogla mes ekipeve. Kamza na vuri në vështirësi, ashtu si Tiranën. Me Kastriotin, dhe më mbas, do e kemi më të qartë se te cili grup do jetë Partizani. Por, ne i kemi bagazhin për të qenë për titull. Partizani nuk është mësuar të luajë në qetësi. Duhet të mbijetojmë që të jemi një grup i frikshëm për të gjithë, edhe me rikthimin e Guerrils.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"