Gega: Fitore që të mësojmë të gëzohemi, nuk kam parë ekip më të dobët në histori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2021 | 23:27

Gega: Fitore që të mësojmë të gëzohemi, nuk kam parë ekip më të dobët në histori

Skënder Gega mendon se kjo fitore ndaj San Marinos i jep moral ekipit që duhet të mësojë të festojë ndeshje të tilla ndaj një kundërshtari me nivel të dobët. Në fjalët e tij për “SuperSport”, ish-trajneri i Shpresave theksoi se e rëndësishme është të konsolidohet grupi, ndërsa skuadra ka të drejtën e plotë të vazhdojë të ndërrojë me pozita të tilla në grup.

Gega

“Ne duhet të mësohemi të gëzohemi, pavarësisht se ishte San Marino. Nuk kam parë ekip më të dobët në histori. Marrim trepikëshin, luajmë, edhe fantazojmë. Shënojnë Hysaj e Laçi, kjo tregon se është epërsia 10 mijë përqind ndaj tyre. Jemi në vend të dytë, deri në tetor na ndihmon për besimin. Siç e thashë në pjesën e parë, asgjë nuk është e paarritshme.

Për mua është arritje nëse ky grup konsolidohet si një grup që të jep shpresë se është moshë e re. Njerëzit nuk kanë durim, por unë mendoj se kemi mundësi. Është e drejta jonë e plotë të shpresojmë që ato dy ndeshje, plus Andorrën, që të mund t’ia dalim. Nëse ia dalim pastaj, në play-off e gjëra të tjera, mund të flasim më vonë”, tha Gega.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"