Gega: E pafalshme të pësohen ato gola, ja çfarë duhet të kishte të qartë Panuçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2018 | 23:42

Gega: E pafalshme të pësohen ato gola, ja çfarë duhet të kishte të qartë Panuçi

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, i ftuar në studion e Procesit Sportiv, komenton ndeshjen e Kombëtares në Izrael, por bën edhe një koment mbi situatën e Panuçit në krye të stolit kuqezi.

gega

“Është e pafalshme të ndodhë në ekip Kombëtar. Goli i parë, por edhe goli i dytë, mund t’i eliminonim. U dha një pasim jashtë zonës, dhe iu dha shumë kohë lojtarit që goditi. Këto dy gabime ishin fatale, që çuan në humbjen e ndeshjes. Pjesa tjetër, nuk foli aspak për Izraelin. Patëm shumë raste, për fat të keq Balaj nuk ia doli të shënojë.

Ndryshimi i brezave është shumë i guximshëm. Filozofia jote duhet të jetë e qartë. Panuçi duhej të vinte me një projekt më të qartë, dhe çfarë mund të bësh me këtë brez. Mavraj shpresoj të vijë në formë, por dje e kam parë ndeshjen e tij të parë. Duhej të këmbëngulë te filozofia e vet, dhe te koncepti si do e ndërtojë këtë grup. Do presim pak, dhe Uzuni apo Grezda, janë risi të mira. Dje u shfaqën disekuilibër në sjelljen e filozofisë. Nëse e ndryshon çdo ditë çdo javë, nuk e kemi luksin e kompensimit. Duhet të presim për këtë ndërrim brezash, pasi liga jonë nuk është më e mira, nuk kemi atë prodhim bio. Besoj se Panuçi e ka idenë e qartë tani. Vjen një kompeticion më i rëndësishëm se Liga e Kombeve, dhe besoj që t’i korrigjojë.” – deklaroi Gega.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"