Gëce pranë rikthimit në Gjermani, klubi i Bundesligës nis tratativat me ish-kampionin e Botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2022 | 13:08

Gëce pranë rikthimit në Gjermani, klubi i Bundesligës nis tratativat me ish-kampionin e Botës

Eintrahti i Frankfurtit është seriozisht i interesuar për të rikthyer Mario Gëcen në Bundesligë. Fituesit e Ligës së Europës kanë në plan për të aktivizuar klauzolën e prishjes së kontratës së mesfushorit 30-vjeçar me PSV Eindhovenin (4 milionë euro).

67575756

Vendimi sipas “Bild”-it, pritet të merret shumë shpejt, ndërsa dëshira e kampionit të botës është që të luajë edhe një herë në nivele të larta. Frankfurti është në kontakte të ngushta me lojtarin gjatë këtyre orëve, madje është vetë trajneri, Oliver Glasner, i cili po flet me futbollistin.

Që prej largimit të Amin Junesit, Frankfurti është në kërkim të një lojtari që di të luajë topin në zona të ngushta në 1/3-at finale të fushës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"