Gazidhis rrezikon ta djegë, Bonaventura nuk dëshiron të largohet nga Milani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2020 | 21:35

Gazidhis rrezikon ta djegë, Bonaventura nuk dëshiron të largohet nga Milani

Që prej një muaji, Xhakomo Bonaventura ka të drejtë të bisedojë e të arrijë akord me çdo ekip tjetër që dëshiron. Këtë të drejtë ia jep kontrata që i skadon në qershor.
milan bonaventura

Mesfushori pret ende një telefonatë nga Milani, por klubi ka ide të tjera ndaj edhe rrugët mund të ndahen në fund të sezonit aktual. 30 vjeçari la pas krahëve një dëmtim të rëndë dhe rikthimi i tij, cilësor, u duk sikur do të lehtësonte rinovimin. Prezencat, e sidomos paraqitjet nën nivel, bënë që drejtuesi të marrin vendimin për të lënë të lirë, aq më tepër që politika e Gazidhisit parashikon lojtarë me moshë të ulët.

Falë përvojës, Bonaventura mendon se mund t’i shërbejë ende ekipit dhe thuhet se do të presë deri në momentet e fundit Milanit. Nga situata, mund të përfitojë Roma, por edhe Napoli, dy skuadra që do ta mirëprisnin futbollistin në gjirin e tyre.

PANORAMASPOR.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"