Gazidhis në dilemë, dy trajnerët në garë për drejtimin e Milanit sezonin e ardhshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2020 | 23:55

Gazidhis në dilemë, dy trajnerët në garë për drejtimin e Milanit sezonin e ardhshëm

Te Milani vijojnë programimet për ndërtimin e një skuadre konkurruese për sezonin e ardhshëm. Ndryshimet në rend drejtuesish do të shoqërohen me të tjera në skuadër, e cila mund të ketë nevojë për një “ndërtues” të ri, pra një trajner që mund të çojë përpara dhe me sukses një projekt sa ambicioz aq edhe të ndërlikuar. Për klubin kuqezi, profili i Ralf Rangnikut do të ishte ideali, por zbarkimi i tij te Milani nuk duket edhe fort i sigurt.gazidis

SHANSE – Sipas “Corriere dello Sport”, në javët e fundit, kontaktet me trajnerin gjermanë kanë vazhduar nga ana e Milanit. Dyshimet, të shumta, mbeten për të dyja palët. Rangnik ka një kontratë që e lidh me kompaninë “Red Bull” deri në qershor të vitit 2021 dhe vështirë se ky akord mund të prishet lehtë.

Problemi tjetër lidhet me buxhetin për merkaton, ku trajnerit të ri, mund t’i garantohen vetëm 75 milionë euro si fillim. Kufizimi ekonomik përbën një ndërlikim konkret, teksa edhe klubi italian ka një shqetësim të ngjashëm. Arkat e Milanit janë të mbushura, por vetëm më probleme, teksa në rast shkarkimi, italianët do t’i detyroheshin Piolit rrogën e një sezoni.rangnick

S’LEJOHEN GABIMET – Administratori i Milanit nuk mund të gabojë më. Të paktën lidhur me trajnerin idetë duhet të jenë të qarta pasi ndryshimet në sezon e sipër, siç ndodhi me Pioli-Xhampaolo, nuk do të tolerohen. Kuqezinjtë u duhet një trajner me ide të qarta dhe i aftë për të arritur objektivat.

Pikërisht në këtë aspekt, Rangnik ka avantazhet më të mëdha ndaj Piolit, që gjithsesi njeh më mirë Milanin aktual e sidomos ka shumë herë më tepër përvojë në futbollin italian. Këto arsye i mbajnë të gjithë pezull, teksa fjala e fundit i takon Ivan Gazidhisit, i cili ka gjithashtu një vlerësim të lartë, njerëzor dhe profesional, për teknikun aktual të “Djallit”.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"