Gazidhis, bonus milioner nga shitja e aksioneve të “Djallit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2022 | 0:09

Gazidhis, bonus milioner nga shitja e aksioneve të “Djallit”

Shitja e Milanit nga “Elliott” te “RedBird” e ka bërë të lumtur Ivan Gazidhisin që zbarkoi katër vite më parë mes skepticizmit të përgjithshëm. Afrikano-jugori, kontrata e të cilit me klubin kuqezi do të përfundojë më 30 nëntor, i mundëson të largohet së shpejti, por me një llogari bankare shumë më të pasur.

Ivan Gazidhis

Në fakt, ekziston një dokument i nënshkruar nga vetë administratori i “Djallit” dhe nga kompania luksemburgase “Project RedBlack”. Ndër të tjera, aty parashikohet një “klauzolë stimuluese”.

Por çfarë thuhet ekzaktësisht? Vështirë të publikohet, por një ide ekziston dhe nuk është fshehur kurrë nga palët e përfshira. Praktikisht, në rast shitjeje të Milanit, Gazidhis do të përfitonte mes 5 dhe 7.5% të fitimit të kapitalit të përfituar nga “Elliott”.

Dhe, sipas disa vlerësimeve, ka një fitim kapital prej rreth 500 milionë eurosh, çka do të çonte deri në 7 milionë euro bonusin për administratorin aktual të kampionëve të Italisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"