Gazetari turk zbulon të ardhmen në Angli të Muriqit: Fola me të, i kanë bërë një ofertë serioze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2021 | 23:41

Gazetari turk zbulon të ardhmen në Angli të Muriqit: Fola me të, i kanë bërë një ofertë serioze

Vedat Muriqi është shumë pranë largimit nga Lacio në Serinë A, ku gjërat nuk kanë shkuar siç shpresonte sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës. Sipas burimeve në Turqi, Muriqi është pranë transferimit në kampionatin anglez të futbollit, më saktësisht në Championship, ku e pret krahëhapur skuadra e Hall Sitit.

MURIQI

Kjo e fundit, ka në drejtim turq e këta të fundit kanë piketuar lojtarin si një përforcim serioz, pasi e njohin nga ditët e tij në kampionatin turk. Këtë e ka zbuluar gazetari turk, Rıdvan Dilmen, duke folur për TRT Spor. Ai ka saktësuar se pavarësisht zërave për transferimin te Gallatasaraj, Muriqi do të kthehej në Turqi vetëm për Fenerbahçen.

“Akun Ilıçalı i ka bërë ofertën më serioze për Hall Siti.”, tha Dilmen. “Kam folur me Vedat Muriqin një natë më parë. Ai e ka si ide kthimin në Turqi, por nuk ka folur me asnjë klub. Nëse e bën, do të kthehet vetëm te Fenerbahçe. Do të ma kishte treguar nëse do të kishte takuar ndonjë klub e rënë dakord me të. Por ofertën serioze ia ka bërë Akun Ilıçalı për Hall Sitin”, tregoi gazetari i njohur turk këtë skenar të ri shumë interesant për Muriqin.

Hall Siti, pas disa vitesh vuajtje, arriti të ngjitej përsëri në kategorinë e dytë të futbollit anglez e në këtë sezon po mundohet që të mbijetojë në kategori, që vitin tjetër të tentojë ngjitjen përsëri në elitë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"