Gazetari plas “bombën”: Vetëm tre klube të Superiores i paguajnë lojtarët rregullisht

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 12, 2019 | 21:08

Kategoria Superiore LAJMI KRYESOR Të fundit

Gazetari plas “bombën”: Vetëm tre klube të Superiores i paguajnë lojtarët rregullisht

Gazetari i njohur, Ylli Aga, teksa ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Procesi Sportiv”, bëri edhe një deklaratë të bujshme, teksa fliste për rrogat në klubet e Kategorisë Superiore.

ylli aga

Ylli Aga u shpreh se nga 10 ekipet që marrin pjesë në Superiore, vetëm 3 prej tyre janë të rregullta me rrogat e lojtarëve, ndërsa 7 të tjerat janë debitore ndaj lojtarëve të tyre.

“Marr shkasë për procesin e pagesave, pasi për momentin në Superiore, janë vetëm 3 klube që janë korrekte me pagesat. Ndërkohë, 7 klube të tjera janë debitorë ndaj lojtarëve. Ky është problem shumë i madh. Para se ekipet të pretendojnë për rezultatet, ato duhet të jenë korrekte me pagesat, dhe me trajtimin sa më profesional të lojtarëve, për të pretenduar diçka pozitive për ecurinë e ekipeve të tyre. Futbolli nuk është si gjithë bizneset e tjera, duhet t’i bësh të gjitha mirë, nga A-ZH, dhe në fund të pretendosh për pak fat. Pres që protagonistët e klubeve që kanë probleme, t’i deklarojnë këto. Por, ta konfirmoj që është një lajm i saktë. Vetëm 3 klube janë korrekte me pagesat, 7 janë debitorë” – u shpreh Ylli Aga.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com