Gazetari italian: Hysaj bën të njëjtin gabim, ndodh për fajin e… Sarrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2018 | 9:30

Gazetari italian: Hysaj bën të njëjtin gabim, ndodh për fajin e… Sarrit

Pas shumë vitesh me të njëjtin trajner, Elseid Hysaj tani duhet të përshtatet me lojën e Ançelotit dhe të zbulojë sekretet e tij. Mauricio Sarri i besoi tek Empoli dhe e rriti te Napoli. Ai thuajse e luan me sy mbyllur futbollin e trajnerit të Çelsit, i cili gjithashtu kërkoi të bënte gjithçka për ta marrë me vete në Londër.

hysaj

Por, nuk ia doli për shkak të klauzolës që vendosi presidenti De Laurentis, ku nuk duhet të merrte më shumë se 1 lojtar. Hysaj ka si detyrë që të përshtatet me skemat e Ançelotit dhe gazetari i “Repubblica”-s, thotë se ai bën të njëjtat gabime, sidomos në markimin e kundërshtarëve në zonë. Antonio Korbo fajëson trajnerin Sarri për këtë gjë.

“Në mbrojtje duhet të harrojë mënyrën se si Sarri kërkonte markimin ndaj rivalit. Mbrojtësit te krosimi shikojnë topin dhe jo kundërshtarin. Kështu Hysaj u gjend i papërgatitur në momentin kur topi shkoi te Kuame. Ishte një paradoks. Ai shënoi lehtësisht dhe fajtor për këtë është… Sarri”, ka thënë Korbo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"