Gazetari i kërkoi vendndodhjen e mamasë, ja batuta e Ranierit (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2016 | 19:06

Gazetari i kërkoi vendndodhjen e mamasë, ja batuta e Ranierit (FOTO)

Trajneri italian i Lieçesterit Klaudio Ranieri është në fokus të mediave ndërkombëtare jo vetë për suksesin që po arrin me ekipin anglez, duke qenë fare pranë fitimit të titullit kampin në Premier Ligë, por edhe për batutat e tij.

Untitled-6I pyetur nga një gazetar në konferencën e fundit se në cilin vend të Italisë ndodhej nëna e tij, trajneri iu përgjigj me humor se “unë nuk ta them, sepse ti je një dashnor latin…”.

Untitled-9Batuta e tij shkaktoi të qeshura në konferencë duke ulur disi atmosferën e akthit që ndodhet te “dhelprat”, të cilët presin mbarëvajtjen e ndeshjes që luhet sonte në darkë mes Çelsit dhe Totenhemit, për të kuptuar nëse do të shpallen kampion, apo do të luftojnë ende.

Një barazim, apo një humbje e mundshme e Totenhemit ndaj Çelsit, do ta shpallte kampion Leiçesterin dy javë para përfundimit të kampionatit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"