Gazetari francez “shpërthen” kundër Nejmarit: Është dështimi më i madh në historinë e futbollit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2023 | 16:24

Gazetari francez “shpërthen” kundër Nejmarit: Është dështimi më i madh në historinë e futbollit…

PSG-ja regjistroi humbjen e dytë në 19 javë kampionat teksa u mposht me rezultatin 1-0 nga Ren, duke bërë që diferenca me skuadrën e Lens të ngushtohet në vetëm 3 pikë.-640-0-1673881412x16738752425599-569

Media franceze ‘L’Equipe’ ka kritikuar yllin brazilian Nejmar pas paraqitjes së tij të dobët ndaj Ren.

“Si kundër Angers në mesin e javës, braziliani nuk arriti të bënte diferencën. Ai humbi topa në zona të vështira dhe pothuajse kurrë nuk shkaktoi rrezik te Ren në zonë. Një paraqitje shqetësuese një muaj larg përballjes me Bajernin në Ligën e Kampioneve”,- shkruan gazeta franceze.

Transferta dhe paga

“A e kuptojmë se Nejmar, për sa i përket punësimit dhe pagës, është dështimi më i madh në historinë e futbollit? Nuk mund të mendoj për një dështim më të madh për atë që kushtoi, është e tmerrshme. Vetëm sepse kam qenë i mirë në dy ndeshjet e raundit të 16-të në 2020 nuk do të thotë se do të të shpëtoj jetën,”- thotë gazetari Daniel Riolo, duke iu referuar mega transferimit të brazilianit në verën e vitit 2017, të blerë për 222 milionë euro nga FC Barcelona.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"