Gazetaret e sportit tregojnë vështirësinë në “fushën e blertë”: Na paragjykojnë për këtë detaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2018 | 19:02

Gazetaret e sportit tregojnë vështirësinë në “fushën e blertë”: Na paragjykojnë për këtë detaj

Ato janë ndër gazetaret më të mira të sportit të cilat prej vitesh janë prezentë “në fushën e blertë” për të transmetuar çdo gjë rreth futbollit.

Këtë pasdite në emisionin e Top Channel kanë qenë të ftuara katër gazetare sportive, Adela Merko e “Panorama Sport”, Hygerta Sako e “RTSH”, Vilma Masha tek “Super Sport” dhe Klara Asqiriu e “Top news”.

“Ekziston paragjykimi që femrat nuk japin dot mend për futboll, por ne bëjmë gazetari dhe nuk japim mend, pasi nuk jemi specialiste futbolli”.

Ky është mendimi i moderatores dhe gazetares sportive të RTSH-së, Hygerta Sako, e cila deklaroi në studion e “Pasdite në Top Channel” se këtij paragjykimi femrat nuk do i shpëtojnë dot kurrë.

“Paragjykimit nuk do t’i shpëtojmë kurrë, aq më tepër që imazhin e bukur e lidhin me budallallëkun. Por ka shumë vajza që janë të bukura dhe profesioniste”, deklaroi Sako.

Ndërsa moderatorja e Supersport, Vilma Masha, u shpreh: “Ekrani e do të bukurën, problemi qëndron kur ka vajza që qëndrojnë 6 muaj ose një vit dhe ikin nga televizioni”. /tch.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"