Gazetar i njohur: Sulmuesi i Holandës arrin akordin me Barcelonën, mungon vetëm fjala e fundit e klubit të tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2020 | 14:07

Gazetar i njohur: Sulmuesi i Holandës arrin akordin me Barcelonën, mungon vetëm fjala e fundit e klubit të tij

Sulmuesi i Holandës dhe Lionit Memfis ndodhet një hap larg transferimit te Barcelona. Futbollisti i kombëtares “tulipane” thuhet se ka arritur akord personal me katalanasit, por drejtuesit e Lionit ende nuk kanë arritur marrëveshjen përfundimtare dhe bisedimet po vazhdojnë ende.
0_Holland-v-Poland-UEFA-Nations-league
Lajmi raportohet nga gazetari italian Fabricio Romano.

Depaj është njëri prej të preferuarëve të trajnerit të ri të Barçës Ronald Kuman. Ardhja e tij në “Kamp Nou” shtyn Luis Suarezin jashtë Barcelonës.
georginio-wijnaldum-1589452513-38562

Ndërkohë, Romano shton se Barcelona po negocion dhe me lojtarin tjetër të Holandës Vajnaldum, por ende nuk kanë dërguar ofetë te klubi i tij Liverpuli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"