Gazeta italiane e quan të kryer, Milinkoviç-Saviç nesër në Milano për vizitat mjekësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2018 | 23:53

Gazeta italiane e quan të kryer, Milinkoviç-Saviç nesër në Milano për vizitat mjekësore

Duket se është gjetur tashmë marrëveshja e bujshme midis Milanit dhe Lacios. Këtë e bën me dije gazeta “Il Solo 24 Ore” e cila shkruan se nesër lojtari serb do të mbërrijë në Milano për të kryer testet mjekësore në klinikiën “La Madonina”.

39408327_2695579627134665_1037951638184132608_n

Marrëveshja është arritur për një vit huazim me të drejtë blerje. Milani do të japë 40 milionë euro për këtë vit huazimi dhe më pas pjesën tjetër për të siguruar shërbimet e lojtarit. Gjithnjë sipas “Il Solo 24 Ore” nesër lojtari do të firmosë për kuqezinjtë para afatit të mbarimit të merkatos në orën 19:00.

Ndërkohë që “Sky Sport” e mohon këtë akord. Gjithçka pritet të vërtetohet ditën e nesërme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"