Gaz Demi: I besojmë Dalipit, ja kushti i vetëm për të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2018 | 23:58

Gaz Demi: I besojmë Dalipit, ja kushti i vetëm për të

Emisionit ‘Zona Gol’, në Supersport, iu bashkua edhe presidenti i Partizanit, z. Gazment Demi. Ai konfirmoi Moggin si këshilltar të tij, ndërsa tregoi edhe prapaskenat e emërimit të Dalipit si trajner i parë i skuadrës.

gazmend demi

Çfarë ka ndryshuar te Partizani, që është rikthyer optimizmi?
Që kur jam në krye të Partizanit, gjithmonë ka pasur besim te klubi, por gjithmonë ka malore dhe fushore, ndaj duhen mirëkuptuar këto situata. Më pëlqeu Trashi për mënyrën sesi foli, pasi ai quhet senator te Partizani dhe këtë emër e ka fituar me punën që ka bërë në klubin tonë. Trashi dhe Batha kanë qenë dhe janë senatorë të skuadrës, ndërsa pjesa tjetër që vijnë e ikin, nuk quhen të rëndësishëm në klub.

Keni një vlerësim për italianët e afruar në verë?
Unë kam një zgjedhje italiane, që quhej Luciano Moggi, pasi më pas ishte ai që bëri zgjedhjet e tjera. Moggi më vonë e pranoi se gaboi, pasi nuk e njihte kampionatin, ndërsa më pas është vënë në shërbim të skuadrës për ta ndihmuar. Moggi ka qenë dhe është një këshilltar i imi, por nuk ka qenë asnjëherë Drejtor i Partizanit.

Ka zëra që Partizani po punon për afrimin e një trajneri kroat…
Kjo është një barsaletë. Dalipi ka 5 vite që punon për Partizanin dhe për mua, ndaj ai e di situatën dhe është i qetë. Thashethemet për kontakte me trajner tjetër, janë barsaleta gazetash, sepse ne nuk kemi folur me asnjë tjetër, pasi i besojmë Dalipit, që punon me profesionalizëm dhe dashuri. Ai ka marrë skuadrën pa asnjë objektiv në Superiore, por vetëm një objektiv në fushën e lojës, që presidentit t’i pëlqejë loja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"