Gavi i rrëmben zemrën princeshës së Spanjës/ Leonor ka një album me fotot e mesfushorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2022 | 23:56

Gavi i rrëmben zemrën princeshës së Spanjës/ Leonor ka një album me fotot e mesfushorit

Aventura e Spanjës në kampionatin botëror nuk nisi në mënyrën më të mirë, teksa lista e zgjedhjeve të Luis Enrikes u kritikua ashpër. Por në vetëm 180 minutat e para të “Furisë së Kuqe” në fushë, gjithçka ka ndryshuar.

gavi-a-dat-lovitura-printesa-leonor-fiica-regelui-spaniei-a-pus-ochii-pe-tanarul-jucator-al-barcelonei_size6

Kampionët e botës në vitin 2010-të kanë krijuar mjaft iluzione në Spanjë, veçanërisht pas fitores 7-0 në debutim kundër Kosta Rikës. Të besuarit e Luis Enrikes i kanë mbyllur gojën kritikëve, duke bërë që spanjollët të bien në dashuri me skuadrën e tyre përfaqësuese. Sikurse Gavi ka bërë të bjerë në “dashuri” me të princesha e Spanjës, Leonor.

Mbreti i Spanjës, Felipe VI ka qenë në stadium në suksesin 7- 0 ndaj Kosta Rikës dhe në fund të takimit ka zbritur në dhomat e zhveshjes për të përgëzuar lojtarët dhe stafin teknik për suksesin e merituar. Në këmbim, skuadra i ka bërë si dhuratë fanellën me numrin 9, që e mban Gavi, teksa fanellën e kanë firmosur të gjithë. Mes protagonistëve të Spanjës në suksesin historik ndaj skuadrës nga Amerika Qendrore ishte dhe mesfushori Gavi.

HISTORIA – Por këtu nis gjithçka. Fanella me numrin 9 për mbretin e Spanjës, Felipe Vi nuk ka qenë e rastësishme. Sipas programit televiziv “Socialité” në televizionin spanjoll “Telecinco”, fanella mund të ketë qenë enkas për princeshën Leonor, më e madhja ndër dy vajzat e mbretit Felipe VI. Programi pretendon se princesha e Spanjës e do lojtarin e Barcelonës dhe madje ka një album me fotot e mesfushorit 18-vjeçar.

1200x655_gavi-leonor1200

Për ta përforcuar më shumë këtë, në rrjetet sociale kanë shkruar se fanella që iu dhurua mbretit të Spanjës ishte më e vogël si masë, duke spekuluar se ajo ka qenë enkas për vajzën e tij 17-vjeçare. Ndërkaq, “Telecinco” ka nënvizuar se në Institutin e Uellsit ku ajo studion, Leonor ka një album me fotot e lojtarit.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL